Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në ditën e parë të shkollës ka uruar të gjithë nxënësit shqiptarë.
Luigi Soreca, kishte zgjedhur gjimnazin Petro Nini në kryeqytet, nga ku dha një mesazh në gjihën shqipe para nxënësve, ku u bëri thirrje të rinjve të kenë shpresë dhe besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE dhe një vend më i mirë.
Në fjalën e tij para gjimnazistëve, Soreca u shpreh se së shpejti, besoj qe vertet shume shpejt, do të celen negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE.
“Ju keni nje pergjegjesi te madhe mbi shpatulla. Sepse ju i perkisini Shqiperise, ashtu sikurse Shqiperia ju perket juve. Kini besim te Shqipëria, vazhdoni te besoni ashtu siç kam unë besim tek vendi juaj dhe vazhdoni te keni besim se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë. Së shpejti, besoj qe vertet shume shpejt, do të celen negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e asaj qe uje e them gjithmone, eshte familja juaj natyrale, familja evropiane. Ju jeni e ardhmja e BE. Ndaj duhet të jeni qytetarë më të mirë te mundshem jo vetem të Shqipërisë por edhe të BE”, tha ambasadori i BE.
Soreca ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë, duke deklaruar se Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Duket të keni besim te Shqipëria ashtu siç kam unë. Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim. Së shpejti, shpresoj që shumë shpejt do të hapim negociatat me Shqipërinë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e BE, aty ku ky vend i përket. Ju jeni e ardhmja e BE. Duhet të jeni qytetarë më të mirë të Shqipërisë dhe më pas të BE. Urime për vitin e ri shkollor”, ishte kjo fjala e shkurtër e Sorecës.
Shqipëria pret në 18 tetor ditën jeshile nga BE për nisjen e negociatave.
Javën e kaluar Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zhvilluar një vizitë në kancelaritë Evropiane për të kërkuar një “PO”.
Të dy liderët janë shprehur opimistë për hapjen e negociatave, por sërish kanë thënë se rruga është e vështirë.