Ambasadori i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding ndau një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania eksperiencën e Kinës në përballjen me pandeminë COVID-19. Gjithashtu tha se Shqipëria ka provuar miqësinë e vet për Kinën në ditë të vështira dhe se kjo miqësi e mirë do t’i rikthehet. Kina do ta ndihmoje Shqiperine tashmë që ky vend kërcënohet nga pandemia .
Ambasadori i Kinës në Shqipëri, z. Zhou Ding vlerësoi masat e ndërmarra nga Shqipëria për të kontrolluan coronavirusin dhe shprehu mirënjohje për respektimin e masave nga qytetarët,
“Unë po ndjek nga afër situatën e Covid-19 në Shqipëri. Pas shfaqjes së rastit të parë qeveria ka marrë masa të shumta, të cilat jam e bindur se do të japin rezultate pozitive. Me aq sa kam parë shoqëria shqiptare është e qetë dhe rregullt, nuk kanë shfaqur në asnjë moment panik dhe kanë rritur dukshëm ndërgjegjësimin për sa u përket masave mbrojtëse, gjë që është tejet mbresëlënëse. Faktet tregojnë se kur merren masat e duhura dhe të rrepta, epidemia është e parandalueshme, e kontrollueshme dhe e kurueshme,” tha ambasadori Ding.
Sipas diplomatit nuk ka vend për panik dhe se qytetarët duhet të vënë para stilit të jetesës dhe punës shëndetin e tyre dhe të komunitetit.
Ai tha se edhe vetë ka ndjekur ketë shembull.
“Deri tani unë ndihem shumë i sigurt duke respektuar sigurisht të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria kineze dhe ajo shqiptare. Unë kam kufizuar në maksimum lëvizjet jashtë dhe përpiqem të zhvilloj të gjitha veprimet e mia nëpërmjet telefonit dhe internetit. Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ u kërkuar miqve shqiptarë të shpenzojnë kohë me familjet e tyre dhe të bëjnë ushtrime.”
Ambasadori vazhdoi më tej duke treguar se Kina e zbuloi në dhjetor virusin dhe në janar mori masa të rrepta në janar.
“Kanë kaluar vetëm dy muaj që nga marrja e masave dhe ne kemi arritur ta vëmë nën kontroll. Mendoj së nëse vendet e tjera marrin masa të ngjashme, bazuar sigurisht në situatën specifike, mund të ketë rezultate pozitive. Për sa i përket afatit është e vështirë të them diçka të saktë sepse unë nuk jua ekspert të parashikoj. Gjëja më e rëndësishme është që të shkëmbejmë sa më shumë eksperiencat dhe të bashkëpunojmë dorë për dore, për të luftuar këtë pandemi,” tha z. Ding.
Miku i mirë në ditë të vështira, Kina do ta ndihmojë Shqipërinë
Ambasadori i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding tha gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se Shqipëria ka provuar miqësinë e vet për Kinën në ditë të vështira dhe se kjo miqësi e mirë do t’i rikthehet.
“Unë gjithmonë kam mbajtur komunikim të ngushtë ne qeverinë shqiptare, në veçanti me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë. Në ditët e vështira të epidemisë në Kinë, Presidenti Meta, Kryeministri Rama, kryeparlamentari Ruci u dërguan letra solidariteti udhëheqësve kinezë. Madje kryebashkiaku i Tiranës Veliaj organizoi një aktivitet solidarizimi në një nga restorantet kineze në Tiranë në bashkëpunim me ambasadën kineze për luftën kundër pandemisë,” deklaroi z. Ding në studion e Ilva Now.
Diplomati iu referua proverbave për të dhënë shembullin e miqësisë së mirë shqiptaro-kineze.
“Të gjitha këto e vërtetojnë fjalën e urtë shqiptare. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Tashmë që Shqipëria kërcënohet nga pandemia ne do të qëndrojmë në krah të popullit shqiptar. Dhe në shumë raste i kemi dërguar të dhëna Ministrisë së Shëndetësisë ISHP-së dhe medias shqiptare gjetjet më të fundit në lidhje me hulumtimet mbi COVID-19, të parandalimit, kontrollimit dhe shërimit nga virusi,” tha ambasadori.
Ai shtoi se sot është organizuar një video konferencë me pjesëmarrjen e të gjithë ekspertëve të fushave të ndryshme, mjekëve shqiptarë dhe kinezë për të ndarë eksperiencat e tyre në lidhje me luftimin e pandemisë.
Pyetur lidhur me kërkesën për ndihmë nga pala shqiptare, ambasadori u përgjigj optimist.
“Pala kineze po e studion atë dhe jam i bindur se do të ketë një përgjigje pozitive. Në fakt deri tani kanë bërë një kërkesë të ngjashme sidomos ato vende në gjendje më të rëndë, si Italia, Spanja, Irani, Koreja e jugut dhe Japonia. Por Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale dhe shpresojmë që pas kësaj situate kjo miqësi do të thellohet edhe më shumë,” u shpreh diplomati.
Si ia doli Kina të frenojë coronavirusin?
Siç e kemi thënë dje, ne morëm një lajm shumë të mirë, se nuk është identifikuar asnjë rast i ri me Coronavirus [në Kinë]. Në këtë periudhë, kjo shënon një fitore të madhe. Kina ka bërë përpjekje dhe sakrifica të jashtëzakonshme këto kohë, nën drejtimin dhe kujdesin e presidentit kinez Xi Jinping, me një shkallë të lartë përgjegjësie ndaj popullit kinez dhe atij botëror. Qeveria kineze ndërmori masa të rrepta dhe të gjithanshme kundër epidemisë së coronavirusit duke vendosur sigurinë e jetës dhe shëndetin e qytetarëve në plan të parë. Nuk ka asnjë rast të ri tani në Kinë dhe kjo tregon së virusi është vënë disi nën kontroll. Në 16 spitalet karantinë që janë ndërtuar urgjentisht, të gjithë pacientët e tyre janë shëruar dhe spitalet janë mbyllur. Kjo nuk është gjë e lehtë për t’u arritur për një vend me popullsi 1.4 miliardë njerëz dhe ne ende po përballemi me sfida të mëdha. Kohët e fundit ka pasur raste të infektuarish të ardhur nga jashtë. Për ne tanimë sfidë përbën ndalimi i transmetimit të virusit nga jashtë në Kinë, prandaj nuk mund të themi se Kina e ka fituar luftën e saj kundër pandemisë. Sa kohë që lufta vazhdon akoma në nivel global, ne mund të themi se Kina, vazhdon të luftojë së bashku me të gjithë. Por nuk duhet të anashkalojmë kurrsesi përpjekjet dhe sakrificat që ka bërë Kina dhe ato për të dhënë rezultat duan kohë, por eksperiencat e saj mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera. Siç e thekson edhe OBSH në deklaratat e saj. Asnjë vend nuk ka pse t’ia nisë nga zero në përpjekjet kundër coronavirusit, përderisa mund të bazohet në eksperiencë kineze.
Vënia nën kontroll e epidemisë tregon korrektësinë dhe efikasitetin e palës kineze. Fillimisht nga shumë vende u vu në pikëpyetje situata dhe aftësia e Kinës për ta përballuar atë. Disa mendonin se Kina ka marrë hapat e gabuara apo që ka vepruar shumë ngadalë. Faktet tregojnë se masat e marra nga shteti kinez, ndaj përhapjes së shpejtë të këtij virusi të papritur dhe të panjohur janë të duhurat. Masat janë vlerësuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Metodat për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së mëtejshme të virusit janë konsideruar efikase dhe kemi bërë po ashtu rekrutimin e stafit të specializuar nga i gjithë vendi për t’i dërguar në zonat e infektuara në masë të madhe.
Së dyti, arritëm të ndërpresim transmetimin e mëtejshëm dukë vënë masa të rrepta në transportin publik në zonat e prekura më së shumti. I mbyllëm hapësirat e mëdha publike, për të evituar grumbullimet e mëdha të njerëzve. Së treti të infektuarit, ne i zbulojmë dhe i trajtojmë në kohë rekord dhe marrim masa të ndryshme në varësi të simptomave që shfaq pacienti, si në llojin e karantinës dhe të trajtimit mjekësor.
Në zonat e goditura më rëndë janë ndërtuar spitale me kabina të lëvizshme, duke rritur shkallën e të pranuarve në spitale dhe shërimit. Së katërti, shkencëtaret dhe mjekët tanë kanë bërë studime të shumta në lidhje me virusin, në përcaktimin e diagnozës dhe hapat që duhen ndërmarrë për trajtimin.
Në momentin e parë ne arritëm të identifikojmë gjenet që prek Covid-19. Në përgjithësi unë mendoj se vendosmëria dhe vullneti për të mbrojtur shëndetin e popullit, organizimi dhe mobilizimi efikas i qeverisë kineze, solidariteti dhe fryma e sakrificës së popullit kinez janë parakushtet kryesore të Kinës për suksesin e luftës kundër Covid-19.
Kina shpreson që shumë vende të marrin masa të ngjashme. Aktualisht pandemia është shpërndarë në shumë vende dhe është shpërndarë në shuma vatra në botë. Pandemia luftohet vetëm nëpërmjet ndihmës së ndërsjelltë, bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të eksperiencave në kohë, respektimit të multilateralizmnit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve.
Unë jam i bindur se nuk do të ketë një valë të dytë. Dhe kjo për shkak të vullnetit, vendosmërisë dhe organizimit të qeverisë kineze, po ashtu edhe përpjekjeve të popullit kinez. Ne kemi bërë të pamundurën që ta fitojmë këtë betejë dhe do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për të ndaluar ri përhapjen e coronavirusit, që të mos ripërsëritet edhe njëherë situata e Covid-19.
Kam dëgjuar edhe unë se ka pasur zhvillime pozitive për sa i përket zbulimit të një vaksine. Por kjo është në duar të shkencëtarëve dhe stafit mjekësor. Nuk është në duart tona. Ne shpresojmë që të kemi një zgjidhje sa më parë. Por ajo që kemi në dorë është të presim, deri sa të kemi krijimin e një vaksine. Të gjithë shkencëtarët kinezë dhe ata botërorë po përpiqen për të zgjidhur këtë problem./euronewsalbania/
© Argumentum