“Gjatë 4 muajve të misionit tim në Shqipëri, kam ndierë bukurinë e tokës magjike të Shqipërisë… Historia, kultura dhe çdo lule e pemë të vendit të shqiponjës janë të denjë për krenarinë e çdo qytetari shqiptar. Pas fillimit të misionit, gjithashtu shpesh ndiej miqësinë e qarqeve të ndryshme të Shqipërisë ndaj Kinës dhe popullit kinez, çdo ditë dëgjoj tregimet mbi miqësinë kino-shqiptare, të cilat më inkurajojnë mua dhe kolegët e mi të punojmë me zell për bashkëpunimin miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë”, tha Ambasadori kinez ne Tirane Zhou Ding.
Ky është një vleresim i bërë nga Ambasadori Zhou gjatë një leksioni të tij me pedagogë dhe studente të Universitetit Mesdhetar në Tiranë më 17 maj 2019.
Para leksionit Ambasadori pati një takim me Presidentin e Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli e gjatë bisedes u fol për rrugët e zgjerimit të bashkëpunimit në fushen e arsimit universitar midis dy vendeve, e konkretisht me UM e universitetet kineze.
Me këtë rast u promovua libri ‘China, an Albanian Insight’ (Kina, një shikim shqiptar) me autor Genc Mlloja, redaktor diplomatik i Albanian Daily News, para një audience prej mëse 100 pedagogesh e studentesh.
Lidhur me këtë libër Ambasadori Zhou tha ndër të tjera se sot në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj z. Genc Mlloja të gazetës Albanian Daily News për këtë vepër.
“Si ish-diplomat dhe kryeredaktor i lartë, z. Mlloja ka ndjekuar në mënyrë aktive marrëdhëniet Kinë-Shqipëri për dekada, ka intervistuar dhe redaktuar raporte të shumta të detajuara mbi ato marrëdhënie dhe botoi librin ‘China, an Albanian Insight’. Ky libër është një dëshmi dhe kuptim i zhvillimit kinez në fusha të ndryshme nga studiuesi shqiptar. Ky libër, bazuar në këndvështrimin e shqiptarit, trajton Kinën dhe zhvillimin e saj me një qëndrim të hapur, tolerant dhe për të mësuar nga njeri-tjetri, i cili, unë besoj se është i rëndësishëm për miqtë e rinj të njohin dhe të kuptojnë Kinën e sotme,” tha Ambasadori kinez.
Në fjalen e tij autori i librit vuri në dukje se sa e rendësishme kishte qenë vizita e tij e parë në Kinë në vitin 2012 për të ballafaquar me realitetin çfarë ai dinte për atë vend nga informacionet mediatike.
Aktiviteti në Universitetin Mesdhetar u mbyll me pyetje të studenteve mbi Kinen e mundesitë për të ndjekur nga afër zhvillimet në atë vend me deshiren për forcim t ë marrëdhënieve kino- shqiptare.
2019 është vit kremtues i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kines.
© Argumentum