Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri mbajti një konferencë për shtyp në ditën e tretë të luftës në Ukrainë. “I bëj thirrje shoqërisë ruse dhe diplomatëve rusë të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën dhe sulmin ndaj Ukrainës”.
“Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për t’i transportuar rusët e vdekur në Federatën Ruse, në mënyrë që populli rus të dijë çmimin e tmerrshëm të agresionit çnjerëzor”, thotë ai.
Ndërkohë Ambasadori bëri të ditur se në Ambasadë është ngritur një seli për ndihmën humanitare, informacioni mbi të cilën gjendet në faqenzyrtare te Ambasades. “Kushdo që ka konktaktuar më parë me Ambasadën për të ofruar ndihmë humanitare, mund ta bëjë këtë gjë tani”, thotë Ambasadori ukrainas.
Konferenca për shtyp e ambasadorit të Ukrainës, Vladimir Shkurov
Sot, të gjithë ukrainasit bashkohen në një vullnet të vetëm për të mbrojtur pa kompromis Atdheun e tyre.
Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarake, pajisen me armë, blejnë armë, përgatiten kokteje Molotov, dhurojnë masivisht gjak, ngrenë strehime nëntokësore. Sot, të gjithë: nga me të vegjëlit deri tek të moshuarit po kërkojnë mundësi për të qenë të dobishëm në mbrojtjen e Ukrainës.
Mbështetja e botës është e paprecedentë. Ju jeni vetë dëshmitarë sesi popujt e vendeve të ndryshme po bashkohen në mbështetjen e Ukrainës dhe dënojnë agresionin.
Italia, Franca dhe Qiproja, të cilat deri dje ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT, sapo i konfirmuan presidentit tonë ndryshimin e qëndrimit. Ministri ynë i Jashtëm u bëri thirrje qeverive botërore që të marrin të gjitha masa për të izoluar Rusinë si si shtet agresor dhe shtete pushtues.
Deri me sot, datë 26 shkurt, 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën si pasojë e agresionit rus, mes tyre ishin 3 fëmijë. 1115 persona u plagosën, mes tyre 33 fëmijë. Rusët humbën 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke; 3500 janë të vrarë, 200 të zënë robër.
Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për t’i transportuar rusët e vdekur në Federatën Ruse, në mënyrë që populli rus të dijë çmimin e tmerrshëm të agresionit çnjerëzor.
I bëj thirrje shoqërisë ruse dhe diplomatëve rusë të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën dhe sulmin ndaj Ukrainës.
Ushtria ukrainase është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë suplementare, qoftë në armë, qoftë edhe në ndihmë financiare dhe humanitare.
Në Ambasadë është ngritur një seli për ndihmën humanitare, informacioni mbi të cilën gjendet në faqen tonë të internetit. Kushdo që ka konktaktuar më parë me Ambasadën për të ofruar ndihmë humanitare, mund ta bëjë këtë gjë tani.
Ju faleminderit!