“Kina për shumë vite ka ofruar bursa për studentë shqiptarë të shkëlqyeshëm që studiojnë në Kinë. Shpresoj që më shumë të rinj kinezë dhe shqiptarë të mund t’i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit dhe të bëhen misionarë për shkëmbimin miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë”, ka thënë ambasadori Zhou Ding.
Ambasadori Zhou e bëri atë koment në ceremoninë e ndarjes së Bursave Ambasador, gjatë së cilës përfaqësuesi diplomatik kinez në Shqipëri shpërndau certifikata dhe çmime për 30 studentë shqiptarë të shkëlqyeshëm më 26 Prill në ambientet e Ambasadës Kineze në Tiranë.
Fituesit e bursës janë përzgjedhur nga Instituti i Konfucit i Universitetit të Tiranës, Universiteti Epoka, Universiteti Politeknik i Tiranës si dhe shkolla të tjera të mesme dhe fillore ku jepet mësimi i gjuhës kineze.
Në fjalimin e rastit, ambasadori Zhou vuri në dukje se gjuha e huaj është ura drejt një bote tjetër. Përmes gjuhës kineze, nëpërmjet së cilës, studentët mund të njohin vendin e lashtë por edhe modern lindor, mund të perceptojnë kulturën lindore që është e larmishme, gjithëpërfshirëse dhe plotë me vitalitet, dhe kështu mund të kuptojnë më mirë diversitetin e qytetërimeve të botës.
“Përballë sfidave të mëdha si pandemi, rimëkëmbje ekonomike, ndryshim të klimës etj., Kina propozon ndërtimin e Bashkësisë me një të Ardhme të Përbashkët për Njerëzimin dhe të Komunitetit të Jetës për Njeriun e Natyrën. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj harmonisë midis njeriut dhe natyrës, ndaj zhvillimit të gjelbër, në një qasje të përqendruar te njerëzit dhe në multilateralizëm. Këto koncepte janë frymëzuar nga praktika e Kinës për zhvillimin dhe e kanë zanafillën nga tradita mjiëravjeçare kulturore kineze. Miqësia kino-shqiptare ka qenë e hershme. Në vitet ‘60 e ‘70 të shekullit të kaluar, Kina i ofroi Shqipërisë një numër të konsiderueshëm ndihmash, duke dhënë kontribut të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe në vitet e fundit, Kina gjithmonë mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Pasi shfaqjes së pandemisë këtu, Kina ishte ndër vendet e para që ofroi materialet mjekësore si kite testuese etj. Bashkëpunimi arsimor dhe shkëmbimi mes të rinjve të Kinës e të Shqipërisë janë gjithnjë e më aktiv, me shpeshtimin e bashkëpunimit akademik mes universiteteve të dy vendeve tona. Kina ka ofruar prej shumë vitesh bursa për studentët e shkëlqyer shqiptarë që studiojnë në Kinë. Shpresoj që më shumë të rinj kinezë e shqiptarë mund të kushtojnë vëmendje ndaj njëri-tjetrit dhe të bëhen misionarë për shkëmbimin miqësor mes Kinës dhe Shqipërisë. Shqipëria ka mundësi të mëdha zhvillimi. Shpresoj gjithashtu se bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vijojë thellimin e mëtejshëm, duke u sjellë më shumë përfitime dy popujve”, tha ambasadori Zhou.
Fjalimi i Ambasadorit Zhou Ding në Ceremoninë e Dorëzimit të Bursës së Ambasadorit
Të dashur studentë,
Mirëdita, të gjithëve. Mirë se të vini në ambasadë për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të bursës së ambasadorit të Kinës të vitit 2020. Ambasada kineze ka dëshmuar shumë ngjarje të rëndësishme të historisë së marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, duke luajtur një rol si urë e miqësisë. Kam shumë kënaqësi që ju pres këtu, dhe shpresoj që ju do të ndiheni si në shtëpi në ambasadë.
Së pari, dua të shpreh urimet më të përzemërta për ju të gjithë që fitoni bursa. Që prej vitit të kaluar, për shkak të pandemisë, studentët duhet të rrinin në shtëpi e të mësonin gjuhën kineze online, dhe prapë ju keni dalë me nota të mira, gjë e cila meriton respekt. Gjuha kineze është një ndër më të lashtat dhe më të bukurat në botë, është një nga 6 gjuhët e punës së OKB-së, dhe është gjuha që përdoret nga më shumë njerëz. E di që gjuha kineze është një sfidë jo e vogël për ju, por gjithashtu besoj se kjo është zgjedhja që keni bërë më shumë dëshirë.
Gjuha e huaj është ura drejt një bote tjetër. Përmes gjuhës kineze, ju mund të njihni vendin e lashtë por edhe modern lindor, mund të perceptoni kulturën lindore që është e larmisme, gjithëpërfshirëse dhe plotë me vitalitet, dhe kështu ju mund të kuptoni më mirë diversitetin e qytetërimeve të botës. Është një lumturi që përmes një gjuhe dhe një kulture, të hyni në botën tjetër, të shijoni jetën me ngjyrë, e të fitoni pasuri të përbashkët shpirtëror të njerëzimit.
Para disa ditësh, unë me kolegët e ambasadës shkëmbyem mendimet mbi librin e ish-ambasadorit shqiptar në Kinë, Z. Hajdar Muneka, mbi marrëdhëniet Kinë-Shqipëri. Z. Muneka, nga këndvështrimi i një studenti të huaj dhe pastaj një diplomati në Kinë, ka përshkruar historinë e Kinës, të Shqipërisë, të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mendimin e thelluar mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes nesh. Unë isha thellësisht i frymëzuar. Ndoshta një ditë, një nga ju do të bëhet një ekspert i ri i çështjes së Kinës që flet mirë kinezishten, siç është ambasadori Muneka. Shpresoj që më shumë të rinj kinezë e shqiptarë mund të kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit, dhe të fitojnë energji nga historia miqësore mes dy vendeve.
Miqësia kino-shqiptare ka qenë e hershme. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në 1949, pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, miqësia mes popujve tona ka qenë gjithnjë e më shumë e fortë. Në vitet 60 e 70 të shekullit të kaluar, Kina i ofroi Shqipërisë një numër të konsiderueshëm të ndihmave, duke dhënë kontribute të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe ne Vitet e fundit, Kina gjithmonë mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Pasi u shfaq pandemia këtu, Kina ishte ndër vendet e para që ofroi materialet mjekësore si kite testuese. Bashkëpunimi arsimor dhe shkëmbimi mes të rinjve të Kinës e të Shqipërisë janë gjithnjë e më aktiv, me intensifikimin e bashkëpunimit akademik mes universiteteve të dy vendeve tona. Jemi gjithashtu shumë të kënaqur të ofrojmë bursa për studentët e shkëlqyer shqiptarë të studiojnë në Kinë, tradita e cila ka vazhduar prej shumë vitesh, duke u bërë një pjesë e rëndësishme të shkëmbimit njerëzor e kulturor mes Kinës e Shqipërisë.
Ne po ndodhemi në një epokë plotë me sfida por edhe me shpresa. Përballë sfidave të mëdha si pandemi, rimëkëmbje ekonomike, ndryshim të klimës etj., Kina propozon të ndërtohet Komuniteti me një të Ardhme të Përbashkët për Njerëzimin, dhe të ndërtohet Komuniteti i Jetës për Njeriun e Natyrën. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj harmonisë midis njeriut dhe natyrës, të jemi të përkushtuar në zhvillimin e gjelbër, në një qasje të përqendruar te njerëzit, dhe në multilateralizmi. Këto koncepte janë frymëzuar nga praktika e Kinës të zhvillimit, dhe kanë origjinë nga tradita mjiëra-vjeçare kulturore kineze.
Brezi i ri ka detyrë të rëndësishme të ndërtojë të ardhmen e njerëzimit. Shqipëria, me natyrën e bukur, me njerëzit punëtor e të fortë, me potencial të madh, po ecën në rrugën drejt prosperitetit. Kina është gati të qëndrojë bashkë me popullin shqiptar. Si ekonomia e dytë e madhe e botës, Kina mund t’i sjellë Shqipërisë shumë mundësi zhvillimi. Unë pres që bashëpunimi miqësor Kinë-Shqipëri në fusha të ndryshme të thellohet vazhdimisht, për të sjellë më shumë përfitime dy vendeve dhe dy popujve tanë. Gjithashtu pres që ju të bëheni sa më parë kontribuesit për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe misionerët për shkëmbimin miqësor mes Kinës dhe Shqipërisë.
Uroj edhe një herë për fitimin tuaj të bursave. Ambasada kineze do jetë gjithmonë shtepia juaj, dhe ju pret të ktheheni në shtëpi sa më shpesh.
© Argumentum.