Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot takime me Presidentin Ilir Meta, kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Pas takimeve, Ambasadorja e SHBA ka dalë me një deklaratë ku vë theksin te ndihma ndërkombëtare për tërmetin, menaxhimin e fondeve dhe respektimin e institucioneve dhe proceseve demokratike.
Mesazhi i plotë i Ambasadores së SHBA, publikuar në faqen zyrtare të Ambasades Amerikane
“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”.
USEmbassyTirana✔@USEmbassyTirana
“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e SHBA”. Deklarata e plotë e Ambasadores Yuri Kim: https://bit.ly/2SWCyFr | https://bit.ly/3c0TT90 https://twitter.com/usambalbania/status/1230185983817199617 …Statement by Ambassador Yuri Kim | U.S. Embassy in AlbaniaI met today with PM Edi Rama, President Ilir Meta, and DP Chair Lulzim Basha to discuss recent developments and U.S. expectations. With specific reference to the donors’ conference in Brussels, we…al.usembassy.govAmbassador Yuri Kim@USAmbAlbaniaI met today with PM Edi Rama, President Ilir Meta, and DP Chair Lulzim Basha to discuss recent developments and U.S. expectations. My full statement on these meetings: https://bit.ly/3c0TT90 | https://bit.ly/2SWCyFr 56:46 PM – Feb 19, 2020Twitter Ads info and privacySee USEmbassyTirana’s other Tweets