Ambasadorja franceze Christina Vasak, në fjalimin e saj ndërsa festohej, festa kombëtare e Francës, që kujton mësymjen e kësaj fortese 14 korrikun e vitit 1789 gjatë revolucionit francez , të organizuar në Pallatin e Brigadave e ka nisur me disa pyetje diktuese fjalimin e saj para të pranishëmeve të ftuar në pritje.
“Ku po shkon Shqipëria dhe për ku po largohet rinia e saj? Pse largohet rinia nga Shqipëria apo çfarë e shtyn atë ta bëjë këtë dhe pse duan të largohen përgjithmonë?”
Pak ditë pas disa zgjedhjeve vendore të çuditshme, këto janë pyetjet që dua të ngre publikisht!” ?”– tha Vasak
Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të ikin. Çfarë gjeje është me e natyrshme, sic me të drejte ka thene kryeministri, sesa zbulimi dhe eksplorimi i pjeses tjeter të Evropes, sigurisht, por pse shume të rinj duan të largohen përgjithmonë?
“Të ndërtosh një shtet ligjor të denjë për këtë emër, në çdo aspekt, pandëshkueshmëri as vetëkënaqësi, është një gjë për të cilën shqiptarët janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë në një mendje. Por a nuk po zbehet besimi tek institucionet? Ka shumë pyetje për popullatën në tërësi, përtej klasës politike. Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të ikin. Kjo nuk është diçka e mire”, tha ambasadorja.
Nje tjeter “shuplake” e diplomates franceze shkon dhe për koleget e saj diplomatë ,ajo theksoi ndër të tjera se “diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur, shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar, apo zëvendësuar autoritetet kompetente”.
Ambasadorja vazhdoi më tej duke thënë se është detyra e drejtuesve dhe institucioneve për të drejtuar një shtet, dhe se diplomatët vetëm sa mund të ndihmojnë gjatë këtij procesi, por nuk mund të jetë ata vendim-marrësit. Kjo gjë duhej thënë.”
Te jeni të sigurt se Franca do të qendroje pranë Shqipërise , aleatit të saj në Aleancen Atlantike pavaresisht nga vendn=imi qe do merret nga Këshilli në tetor për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe për Maqedonine e Veriut.
Franca nuk është larguar kurrë nga rajoni ,por ajo po e forcon praninë e saj në disa fusha, tha ndër të tjera ambasadorja franceze Christina Vasak.
***
Kujtojme se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvillon sot nje një vizitë zyrtare dy ditore në Serbi gjatë së cilës do synohet edhe rikthimi i dialogut Prishtinë -Beograd.
Tv francez ‘Frans 24’, ditë më parë ka shkruar se, pas dështimit të Samitit të Parisit, Macron nga Beogradi do të përpiqet që ta rikthejë dialogun Kosovë-Serbi.
Nje nga temat kryesore të diskutimit të presidentit Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, do të jetë Kosova, kjo pasi siç shkruan kjo media, Macron dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e bllokimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Më poshtë fjalimi i plotë i ambasadores franceze:
© Argumentum.