Për ta çuar ndërkombëtarizimin e TKOBAP në një tjetër nivel, drejtoresha e TKOB, Abigeila Voshtina, priti ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, bashkë me përfaqësues të ambasadës, Tang Hao dhe Wei Feng.
Voshtina prezantoi transformimin e TKOBAP-së mespërmes shifrave, fakteve e performancave artistike, me të cilat surprizoi miqtë e ftuar.
“Duke tejçuar këngët e vallet tona shqiptare, përtej kufijve të rajonit dhe Evropës, kthejmë kështu vёmendjen nga trashёgimia jonë kulturore, për t’i njohur më tepër vlerat tona dhe sensibilizuar pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave”, shkroi drejtoresha e TKOBAP, Abigeila Voshtina, pas takimit me ambasadoren kineze.