Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi sot për betimin e Gent Ibrahimit si gjyqtari i 9-të i Gjykatës Kushtetuese.
“Gjyqtari i 9 i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u betua. GjK arriti funksionalitetin në dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që nga tetori i 2016, Gjykata Kushtetuese ka trupë të plotë. Ky është një moment kyç në zbatimin e reformës në drejtësi. Gur mbi gur”, u shpreh Kim.
“Ky ishte rezultati i bashkëpunimit midis institucioneve, përfshi Presidencën, Parlamentin, KED, Gjykatën e Lartë. Hapi tjetër: Presim plotësimin e trupës së GjL në fillim të vitit tjetër, që më shumë çështje të përpunohen në kohë. Urime dhe suksese!”, theksoi ambasadorja Kim.