Përparimi dhe hapat në vijim në zbatimin e Reformës në Drejtësi, ishte në qendër të takimit që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
“Takim i frytshëm me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për të diskutuar përparimin dhe hapat në vijim në zbatimin e Reformës në Drejtësi”, u shpreh Kim në një reagim në Twitter.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fokusin e këtij viti mbi eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura në gjykatat administrative; përgjigje në kohë, transparente dhe kuptimplotë ndaj shqetësimeve të qytetarëve mbi kërkesat dhe të drejtat e pronës, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe përmbushur standardet e BE-së; dhe zbatimin e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion”, tha Kim.
“Njerëzit meritojnë rezultate të vërteta nga reforma në drejtësi”, përfundoi Kim.