Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim takoi sot kreun e SPAK-ut, Arben Kraja si dhe prokurorë të saj.
Përmes një postimi në Twitter, Kim tha SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
Kim deklaroi se pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë së tij, nuk është mbi ligjin.
“Takova kreun e SPAK-ut, Arben Kraja dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë së tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, u shpreh Kim.
Sipas saj, “mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku”.