Nëse ekonomia vendit rritet me 1 për qind të ardhurat buxhetore do të rriteshin së paku me 1.3 për qind, analizon një studim i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë në një vlerësim të ri që i kanë bërë elasticitetit te të ardhurave fiskale në lidhje me prodhimin ekonomik në Shqipëri.
Sipas ecurisë së PBB-se për 9 mujorin dhe pritshmëritë për tremujorin e fundit të vitit 2108 ekonomia e vendit do të rrite me rimet 4% me 2018. Duke marrë në konsideratë studimin e ekspertëve të bankës së Shqipërisë të ardhurat buxhetore në vitin 2018 duhet të ishin rritur së paku me 5.2 për qind, por ndërkohë janë rritur vetëm 4.4 për qind.
Sipas këtij krahasimi rritja e të ardhurave buxhetore në vitin 2018 nuk ka konsumuar as rritjen ekonomike të vendit teksa mbeten të pareflektuar tërësisht ndikimi i barrës fiskale dhe luftës ndaj informalitetit.
Në vitin 2018 qeveria ulu pragun e TVSH në xhiron 2 milionë lekë, e cila përveçse të zgjeronte shkallën e tatimpaguesve në tatimin në fjalë do të formalizonte pagesën e tatimit në të gjithë zinxhirin ekonomisë.
Por teksa të ardhurat tatimore janë rritur gati në nivelin e rritjes ekonomike, të ardhurat nga TVSH-ja n janë poshtë këtij niveli. Përgjatë vitit 2018 arkëtimet nga TVSH janë rritur me vetëm 2.8%.
Gjithashtu gjatë vitit të kaluar Administratat tatimore u përfshi në fazën e dytë të luftës antinformalieti kryesisht me fokus turizmin, por rezultatet e aksionit nuk janë përkthyer në të ardhura shtesë.
Duke përdorur një metodologji të OECD-së, ekspertët e bankës së Shqipërisë analizuan një dhënat (gjatë periudhës 1998 T1-2018 T2).
Elasticiteti i llogaritur rezulton të jetë 1.3, që do të thotë se rritja prej 1% në prodhimin ekonomik (matur me PBB-në reale) gjeneron një rritje prej 1.3% të të ardhurave fiskale.
Ekspertët shpjegojnë se, rezultatet janë në përputhje me studimet e mëparshme mbi këtë temë për Shqipërinë dhe për vendet e tjera.
Pas pesë vitesh të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) shënuan ulje në fund të vitit 2018 sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave.
Totali i të ardhurave buxhetore arriti në 27.3 për qind të PBB-së nga 27.7 për qind që ishin me 2017. Madje ato ishin më të ulëta se, niveli i të ardhurave të grumbulluara në vitin 2016, të cilat ishin 27.6% e PBB-së.
Të njëjtën ecuri patën edhe të ardhurat tatimore të cilat ishin 25.5% e PBB-së më 2018, nga 25.7 për qind e PBB-së që ishin më 2017.