Ligjvënësit europiane rrëzuan dy kandidatura kyçe të ekipit të Ursula Von Leyen, kryetarja e re e komisionit evropian.
Eurodeputetët kanë refuzuar hungarezin László Trócsányi, të konsideruar një aleat të kryeministrit problematik hungarez Viktor Orban, i cili ishte propozuar si komisioner i fqinjësisë dhe zgjerimit.
“Kartonit të tyre të kuq” nuk i shpëtoi as rumunia Rovana Plumb, e cila sipas Politico-s, rezulton të mos ketë deklaruar dy kredi me vlerë prej gati 1 milionë eurosh.
Përpara deputetëve që shqyrtuan emërimin e saj, zyrtarja rumune u justifkua duke thënë se nuk besonte që rregullat ia diktonin një gjë të tillë.
Ligjvënësit në Komisionin e Çështjeve Ligjore të PE-së, organizmi që ka për detyrë të verifikojë deklaratat e Plumbit dhe kandidatëve të tjerë lidhur me interesat financiare, ngritën dyshimet se këto transaksione financiare mund të paraqesnin një konflikt të mundshëm interesi.
Zëdhënësja e komisionit Mina Andreeva sqaroi më pas, se për momentin, procedura është pezulluar. Si Plumb , ashtu edhe Trócsányi prisnin të përballeshin me seancat dëgjimore të konfirmimit nga komitetet e specializuara javën e ardhshme.
Sipas Andreeva –s, vendimi i vendimet e Komitetit për çështjet Ligjore nuk nënkupton patjetër se “tani duhet të propozohet një kandidat i ri automatikisht”.
Hapat e ardhshëm, nga sa theksoi ajo do të varen nga mënyra se si Parlamenti do të zgjedhë të procedojë në koordinim me Von der Leyen. Megjithatë, një zyrtar i Parlamentit e bëri të qartë se shumë shpejt, legjislativi do ta bëjë të qartë me shkrim se të dy këta kandidatë, janë të papranueshëm.
Vlen të përmendet se një analize të hollësishme rreth këtyre kandidaturave, dhe problematikat që ata mbartin në vetevete secila prej tyre Dr.Jorgji Kote ,ka shkruar një ditë më parë eksluzivisht për argumentum.al ,të cilin e gjeni me titullin,
Hije dyshimi mbi « qeverinë « e re evropiane.
Në këtë analize autori, Dr.Jorgji Kote ndër të tjera shkruan:
Ndonëse Leyen u konfirmua nga Europarlamenti me shumicë votash, telashet nuk kanë të sosur për të, edhe pse vetëm një muaj e ndan nga fillimi i detyrës. Janë disa komisionerë të caktuar në pozita të lëkundura dhe me kritika e akuza të ndryshme për të cilat priten debate dhe kundërshti në procesin e ratifikimit të tyre nga Europarlamenti në fillim të javës së ardhëshme. Duke filuar nga francezja Sylvie Goulard e cila akuzohet se ka punësuar në mënyrë fantazëm një nga ndihmëset e saj. Ndërsa Komisioneri polak, Janusz Wojciewsky dyshohet se se kryer shpenzime të tepëruara dhe fiktive për të fituar sa më shumë. Hije të mëdha dyshimi rëndojnë sidomos mbi rumunen Romana Plumb për favorizime dhe privilegje anti-ligjore dhe shpërdorim posti për korrupsionin e ish-shefes së saj social-demokrate.
Problematik paraqitet dhe rasti i Komisionerit hungarez Laszlo Trocsanyl i propozuar për të mbuluar zgjerimin dhe fqinjësinë që më parë mbahej nga austriaku Johannes Hahn. Trocsayl ka qenë vitet e fundit ministër i Drejtësisë dhe antar i Gjykatës së Lartë Kushtetuese hungareze, bashkëpuntor i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban. Kësisoj, ai ka qenë autor dhe mbështetës i një sërë ligjesh të kritikuara ashpër nga Komisioni Evropian. Në zbatim të atyre ligjeve është mbyllur Universiteti Evropian i Budapestit, janë marrë masa shtrënguese ndaj medias, OJQ-ve, shoqërisë civile, etj. Veç kësaj, ai ka probleme të hapura me qeverinë maqedonase pasi ka miratuar kërkesën për azil të ish-kryeministrit Gruevski, duke krijuar kështu një « konflikt interesi » me Maqedoninë. Vërtet që Hungaria mbështet zgjerimin evropian me vendet tona, por këto sinjale cënojnë integritetin dhe besueshmërinë e Trocsanyl. Me të drejtë aludohet nëse mund të ishte gjetur një post disi më inferior për të./argumentum.al
© Argumentum.