Pak minuta pas deklaratë së Presidentit Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit. Nga Berat, Edi Rama tha se e priste vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.
Por kreu i ekzekutivit shprehet i bindur se më 30 Qershor do të ketë zgjedhje lokale.
“Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”, u shpreh Rama nga Berati për vendimin e papritur të presidentit Meta që shfyqizoi dekretin duke anuluar 30 qershorin, si datë të zgjedhjeve vendore.
“E prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar”, tha kryeministri.