Banka e Shqipërisë bën të ditur se, numri i aplikimeve për kredi u rrit me 36% në 6 mujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Sipas BSH-së, kërkesa për kredi dominoi nga segmenti i “individëve” ku rritja në këtë gjashtëmujor shënoi 41%.
Ndërsa, segmenti i “ndërmarrjeve” në total regjistroi për “Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme” një rënie të lehtë të kërkesës për kredi me 3%, ndërsa “ndërmarrjet e tjera” kanë shënuar rritje me 4%.
Në terma vjetorë, numri total i aplikimeve të marra në shqyrtim ka shënuar rritje me 39%, të ardhura kryesisht nga segmenti i “individëve” (në rritje me 43%) dhe më pak nga segmenti i “ndërmarrjeve” (në rritje totale me rreth 5%).