Arben Kraja është kreu i SPAK. Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme arriti të merrte 6 votat që i duheshin nga anëtarët e KLP-së për të marrë këtë mandat për një afat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Pro tij votuan Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.
Ndërkohë Altin Dumani, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë nuk arriti të marrë më shumë se 4 vota nga 6 që duheshin minimalisht. Pro tij votuan Bazaj, Dollapi, Besnik Cani dhe Esmeralda Cani.
Edhe Edvin Kondili nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme.
Në garë mbeten Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Zgjedhja e kreut të SPAK është përshëndetur edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomati evropiane thotë se sot është një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi
“Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën e drejtësisë në Shqipëri. KLP sapo ka emëruar kreun e SPAK, zotin Arben Kraja. Dhe Gjykatat SPAK (Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit) fillojnë punën sot, me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga KLGJ”, shkruan Soreca.