Të nderuar lexues dhe ndjekës të medias gjeopolitike, Argumentum.al.
Në prag të 5-vjetorit të themelimit të saj, “Argumentum” vjen pranë jush tashmë edhe nëpërmjet kanalit të saj në YouTube.
Në këtë kanal, Ju do të gjeni rubrikat ekskluzive nga ARGUMENTUM, si “Realpolitik”, “Jo Vetem Lajm”, “Fokus”, “Retrospektive Diplomatike”, “Editorial”, etj.
Ju rikujtojmë se në “Argumentum”, si në variantin shqip (https://www.argumentum.al) ashtu edhe në anglisht (https://www.argumentum.al/englishHome/ gjeni Analiza, Opinione nga ekspertë dhe autorë të njohur, Intervista ekskluzive si dhe Këndvështrime të ngjarjeve që ndodhin në hapësirën tonë ndër-rajonale. Për të gjitha ngjarjet ndër-rajonale; ato mbajnë emrat e ekspertëve të shquar politikë, diplomatëve dhe publicistëve.
Gjithashtu, Argumentum.al nga prilli i vitit 2022 vjen në versionin e një reviste mujore politiko-diplomatike të cilën mund ta shfletoni online.( https://argumentum.al/revista/. Ky publikim mujor ofron një kombinim të qartë të lajmeve lokale, rajonale dhe botërore, si dhe opinione dhe analiza mbi ngjarjet e muajit.
Argumentum.al përpiqet të jetë një burim autoritar i gazetarisë me analiza dhe komente mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën botërore dhe një gamë të gjerë çështjesh me rëndësi globale duke sjellë materiale ekskluzive.
Kjo falë edhe kontributit të disa prej emrave të njohur të politikës dhe gazetarisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tjerë vendas e të huaj.
Duke falënderuar secilin prej jush për vëmendjen dhe besimin ndaj medias tonë, ju premtojmë që do të vijojmë të sjellim për ju analizat objektive mbi zhvillimet kryesore në Vend, Rajon, Europë dhe në Botë.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kanalit tonë duke na bëre SUBSCRIBE, LIKE!
“Argumentum”, një proces intelektual …
© 2024 Argumentum.