Kisha Katolike Shqiptare njofton se Arqipeshkvi I Tiranës dhe Durrësit, George Frendo, është shtruar me urgjencë në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid.
Njoftimi nga KISH
Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.
Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.
/argumentum.al