Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se forca politike që ai drejton nuk ka marrë dhe nuk do të marrë përsipër t’i japë pafajësinë askujt që hetohet nga drejtësia, ashtu sikurse siguroi se nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve.
Kryeministri Edi Rama duke folur në dëgjesën e grupit parlamentar të PS me deputeten dhe kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, u shpreh se “as dje e as sot kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia”.
“Por ama ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flangrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë, që ushtrimin e forcës së forcës së konsoliduar tanimë të pavarësisë, sepse vetëm një idiot apo maskara mund të thonë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë’”, deklaroi kreu i PS-së.
Pas kësaj, theksoi ai, “ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare drejtësisë”.
“Por ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht e vetëm të përcjellim lajme, të japim mbështetje pa fund dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky”, u shpreh Kryeministri Rama.