Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg votoi sot rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës, të propozuar nga Lulzim Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videmesazhi nga Strazburgu, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës
“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”, thotë Basha në videomesazh.
“Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme. Kjo rezolutë mban edhe flamurin Shqiptar”, përfundon Basha.
/Argumentum.al