Një bisedë e gjatë dhe produktive!”.
Të tillë e ka konsideruar presidenti amerikan, atë telefonike që ka zhvilluar me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan. “Ne biseduam në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, luftën kundër organizatës terroriste DAESH, krizën e Sirisë dhe tërheqjen graduale e të koordinuar të trupave amerikane nga ky vend. Ata kthehen në vend pas shumë vitesh”, komentoi Trump.
Për të shtuar edhe faktin se ata kanë biseduar mes tyre edhe mbi zgjerimin e tregtisë mes dy vendeve. Kurse presidenti turk nga ana e tij, ka komentuar se “me Presidentin Trump kemi rënë dakord për rritjen e koordinimit për shumë çështje të ndryshme përfshirë edhe marrëdhëniet tregtare dhe zhvillimet në Siri