Nga Kasam SHAQIRVELA
Do të ishte e drejtë e kundërta e thënies, “grekët le ta marrin atë që u takon kurse shqiptarët le ta dëshmojnë prejardhjen e tyre ilire”, të një udhëheqësi apo burrështetasi shqiptar(E.H.) artikuluar nga goja e tij në qarqe shkencore e politike gjatë sistemit monist….
Pra do t’u themi udhëheqësve shqiptarë dhe të tjerëve që kanë mendime si ata se, grekët dhe ata që janë përplot me krjime artificiale le ta dëshmojnë të vetën, kurse shqiptarët nuk kanë nevojë të dëshmojnë atë që e posedojnë me shekuj qysh nga Pellazgjia, Illyria, Arbëria deri te Shqipëria…por jo vetëm ajo Londineze…por e tëra, ajo Natyrale…!
Kjo praktikë e dëshmimit sllavo-komunist që e ka zënë për fyti edhe drejtësinë e gjyqsorin dhe jo vetëm… ku, hajdutit i besohet për atë që deklaron “blanco” kurse atij që i kanë vjedhur pasurinë i kërkohet ta dëshmojë pronësinë e vet..?! Çfarë pakuptimësie djallëzore!
Një absurditet i paparë dhe të cilin kurs e ndjek edhe politika qeverisëse në shtetet tona, edhe Akademitë në shtetet tona, kur është në pyetje shqiptaria dhe shqiptarizmi duke i përmbledhur këtu edhe historinë, etnokulturën dhe gjuhën bashkë me lashtësinë e saj parahistorike…?!
…
Ka shumë njerëz madje në më shumë fusha jete që, duke përdorur vend e pa vend fjalë të huaja për fjalët shqipe, duan të tregojnë se janë të lexueshëm dhe të ditur por, përkundrazi, ata e tregojnë mosdijen(injorancën) e tyre sepse duke shkelur mbi gjuhën tënde ti bie poshtë, dhe kështu, nuk të ngren më as fjala e gjuhës së huaj… Përdorimi i fjalës së huaj në vend të fjalës së gjuhës sate, pra të fjalës në gjuhën shqipe shkakton ndotje të gjuhës… dhe pasqyron nivelin e ulët të personalitetit në kuptimin profesional…!
…
PËRSHTYPJE…
Akademikët tonë nuk mund ta kuptojnë shkencën e vërtetë pellazgjike gjenezën, hyjnore nga burojnë shumë shkenca të tjera më të reja e që vijnë për njerëzimin sipas etapave historike,.. për një arsye të thjeshtë sepse ata nuk mund të shohin majtas e djathtas për shkak të “hamave” në kokë dhe syve me parapetët mbanë … madje edhe strajcës së mbushur me tagji varur në qafë për të mbllaçitur.. duke mos patur kohë as dhe të mbushen me frymë.
Padronët e tyre janë pjesë e projekteve anishqiptare,.. dhe këta bëjnë shkecën e vazalit, o i nderuari mik studiues i pavarur, mendimtar i lirë, A. H.!
…
Shumë studiues shqiptarë pa dashur t’i nënçmojë aq më pak të ofendojë ndonjërin, janë shumë punëtorë dhe të zellshëm… madje të palodhshëm dhe prodhues të librave për çështjen e gjuhësisë dhe etimologjisë… nga disa më të vjetër kemi lexuar dhe mësuar madje edhe ne…që tani po e marrim mundimin për t’i diskutuar këto gjëra të rëndësishme por dhe jetike për kulturën, gjuhën dhe historinë tonë. Problemi nuk është i sotëm , ky pozicionim, në dy kampe të kundërta,.. me ide shkencore “pro et contra”, teorisë pellazgjike daton që më herët… Kampi i studiuesve pjesë e sistemit apo pushtetit… që konsiderohet “legal”, i varur prej vendit të punës e që finacohet nga institucioni ku punon nga njëra anë dhe kampi i studiuesve që merren me hulumtime të pafinancuara nga sistemi, me vetëkontribut dhe të pavarur në shprehjen e mendimit shkencor për sa i përket teorisë pro-pellazgjike e që quhen “kaçakë(ilegalë)”… madje të papranuar e ku ta dijë dhe sa nofka tjera u kanë vënë. Dallimi mes këtyre kampeve, të pabarabartë, si në numër, si në pozicion, si në përkrahjen matrtiale e morale…. qëndron në dy pika apo parime kyçe për të vërtetën shkencore e cila është një dhe vetëm një, sepse, nuk mund të ketë dy apo më tepër të vërteta,.. dhe ajo e vërtetë parahistorike qëndron në gjirin e tokës mëmë, e përcaktuar me gjeografi, me histori dhe me semantikë(kuptimësi) gjuhësore të gjuhës që i përket..popullatës banuese të asaj kohe të lashtë.
Në kampin e parë ka dy grupe studiuesish njëri e përnjeh të vërtetën pellazgjike por nuk e ka guximin të dalë nga binarët e shkencës së dirigjuar nga sistemi ndërsa po aty në atë kamp, grupi i dytë nuk e përnjeh të vërtetën pellazgjike… Kjo para së gjithash vjen si mungesë e depërtimit të cekët apo shkurtpamësisë personale…dhe jo vetëm kaq… Në kampin tjetër të hulumtuesve e studiuesve të pavarur për(pro) teorisë pellazgjike…janë në bashkëjetesë të fuqishme përnjohja e të vërtetës pellazgjike dhe guximi për ta thënë dhe mbrojtur atë publikisht me fakte të pakontestueshme..!
…
Zonjë, shumë falemnderit për komentin e ngroftë tuajin, fort e nderuara mike e penës, unë nuk e kam zakon t’i shpjegojë gjërat këtu në Fb por vetem atje ku e kanë vedin në simpoziume, konferenca e tryeza shkencore por, kësaj radhe, po e thej principin veç aty ku mundem për ta ngjitur sërish….! Ne këndej Drinit që e folim gegnishten n’shpi e kemi rujtur origjinalin, “Dem Baba Dem”,…Pavarsisht se në shkolla e kemi mësuar shqipen standarde.. a në shtëpi e kemi folur gjuhën e nënës. Pra ky ashtë varianti i origjinës dhe ka domethënien e saktë që dëfton diçka shumë te vjetër; … qyshkur,… qysh më atëherë,… qysh në kohën e Babës Adem(fjala “dem” është deminutivi i emrit Adem). Për dijeninë tuaj kjo dhe shumë shprehje, fjalë dhe emra të lashtë dhe mitologjikë janë shpjeguar hollësisht në librin me titull: “Fjalor etimologjik i fjlëve të vjetra“, nga autori, Kasam Shaqirvela.
Dhe kjo për vetë faktin se fjalen “den”, siç e theksoni ju dhe e njëjta po përdoret në disa rajone tona nuk ka çka e lidh me emrin… “Baba”… as para as prapa tij e që do të thotë se shprehja, “den baba den”, e cila përdoret sot nëpër disa krahina nuk e ka kupimin sikurse shprehja e origjinës,” dem baba dem”, e cila poashtu përdoret në disa rajone të tjera… si ne Gegëri e si ne Toskëri.
…
NJË REALITET I HYDHUR QË DUKET UTOPI
- H., ti mike e nderuar dhe fort e dashur për mua, ne shqiptarët, sado që të duket utopi kjo që do ta them në vijim,..duhet me mish e me shpirt ta realizojmë, kurdoherë, bashkimin tonë, kuptohet se, me ndihmën e miqve tanë që e bëjnë politikën globale… Pra shqiptarët e bashkuar paraprakisht duhet të integrohen në Evropën e Bashkuar … dhe jo e kundërta sepse nuk do të ndodhë kurrë më atje bashkim i jonë.!!!
Përndryshe do të ndodhë ashtu siç ishin një kohë një pjesë koxha e madhe e shqiptarëve: në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë madje dhe në Kroaci,… të përfshirë në Federatën Jugosllave… Gjithandej trajtoheshin si kombësi, një sajesë kjo e qarqeve serbomdha për ne shqiptarët denigruese dhe e padrejtë….me nënën(që është e martuar me joshqiptar)…dhe pa babë(që nuk ia dimë se ku e ka varrin, ose na ka lënë e është martuar me grua joshqiptare, ose akoma qëndron maleve të sinorit tonë kaçakçe dhe rri e pret diellin tonë për të dalë…)..!?
…
- Xh., je shumë larg mesazhit që pëcjell..shkrimi..!? Në pjesën e dytë atë gjeografike ke të drejtë sepse ne,.. për fatin tonë të keq,..jemi qullaveca që, shpeshherë, e zgjedhim udhën më të shkurtër dhe më të lehtë në dukje për nevojat tona ditore të cilat janë tejet vetjake, pa qoftë ajo e marrë edhe nga armiku ynë shekullor… sepse, qëndresa neve, si duket, na është bezdisur dhe nuk po e kultivojmë më… dhe e keqja tjetër është se ne për një kohë të shkurtër e harrojmë fytyrën e vërtetë të pushtuesit tonë dhunues prej shkatërruesi gjenocidial, veprime këto të shoqëruara me elemente kanibalizmi shqiptarofob..! Prandaj unë nuk mund ta kem gabim sepse nuk më josh shfaqja e jonë tragjikomike e cila të bën përshtypje ty,.. por më brengos, jashtë mase, autori i pjesës teatrale bashkë me skenaristin dhe regjisorin që, gjithsesi, janë në anën e kundërt të medaljonit… dhe kundra shqiptarizmit gjithsesi, të vetmit bosht që neve na e garanton ecjen përpara madje duke lëvizur vertikalisht si dhe mbijetesën tonë si komb shqiptar. Mbase edhe ty mund ta kesh drejt nga përshtypja që po të krijohet në sytë e ballit dhe jo në syrin e trurit..!
Andaj, gjiçka varet nga pozicioni që kemi dhe këndi i vështrimit nga i cili e shohim ngjarjen që po luhet në skenën e quajtur, “arenë ndërkombëtare”… !
/Argumentum.al