Audi ka zbuluar një A3 saloon të ri, i dyti model në formën saloon i A3-shit, i cili rivalizon direkt Mercedes A-Class Saloon e BMW seria 2 Gran Coupe
Ndryshe nga modeli paraprak A3 Saloon, ky model katër dyersh është më i gjatë për 40mm, 22 më i gjerë e 10mm më i lartë.
Nga brenda, Audi A3 Saloon i ri ka një ekran 10.25 inç që tregon shpejtësinë, rrotullimet e motorit e gjëra të ngjashme. Audi ka konfirmuar dy motorët që do të ofrohen me të, njëri me naftë e tjetri me benzinë.
Motori me benzinë 35 TFSI është 1.5 litërsh me katër cilinda turbocharged që prodhon 148 kuaj fuqi.
Ai me naftë, 2.0 litërsh TDI gjithashtu prodhon 148 kuaj fuqi. Çmimet për këtë model variojnë nga 30 deri në 36 mijë euro.