Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve, për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, se ata kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme), ose rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës, nga ana e kompanisë.
Kjo e drejtë u jepet atyre në bazë të udhëzimit të dalë më 26 shkurt të vitit 2003 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve” pasagjerët kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë.
Sipas AAC-së, për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email ose telefon.
Në rastet e mos përgjigjes nga kompania, pasagjerët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve.
AAC, pas marrjes së njoftimit (reklamimit të problematikës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të merr masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre.
AAC publikon edhe edhe adresën ku duhet të kontaktohet me autoritetin është [email protected]