Autoriteti i Konkurrencës u kërkon të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike në këtë moment shtetrrethimi nga koronavirusi i ri, apo i njohur ndryshe si COVID-19
“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse”,- thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës.