Një paradë ushtarake u mbajt të Enjten në kryeqytetin Azerbajxhan për të festuar marrëveshjen e paqes me Armeninë mbi Nagorno-Karabakun që pa Azerbajxhanin të rimarrë pjesën më të madhe të rajonit të shkëputur së bashku me zonat përreth.
Azerbajxhani shënoi fitoren në Nagorno-Karabakh me një paradë ushtarake. Presidenti azer, Ilham Aliyev dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndoqën së bashku paradën e fitores në luftën kundër forcave të Armenisë.
Marrëveshja u zhvillua saktësisht një muaj më parë dhe i dha fund gjashtë javëve të luftimeve të ashpra mbi Nago-Karabakun. Ajo u pa si një fitore e madhe në Azerbajxhan, por nxiti protesta masive në Armeni, me mbështetësit e opozitës që kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit të vendit për trajtimin e tij të konfliktit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se fakti që Azerbajxhani i çliroi tokat e tij nga pushtimi, nuk do të thotë se ka përfunduar përpjekja, duke shtuar se Azerbajxhani nën udhëheqjen e presidentit, Ilham Aliyev do të vazhdojë të shkruaj epope.
Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e “Paradës së Fitores” në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, me rastin e çlirimit të tokave azerbajxhanase në Malësinë e Karabakut nga pushtimi armen, ku dhe mbajti një fjalim.
“Fakti që Azerbajxhani i çliroi tokat e tij nga pushtimi, nuk do të thotë se ka përfunduar përpjekja”, tha ai duke shtuar se vendi vëllazëror do të vazhdojë të shkruaj epope nën lidershipin e presidentit Aliyev.
Duke folur për luftën që ndodhi në Malësinë e Karabakut mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ai tha se “Ligji i luftës është shkelur seriozisht, është shkelur dinjiteti i njerëzimit. Detyra jonë është të kërkojmë llogarinë e kësaj në çdo platformë”.
“Parada e Fitores” mbahet për të shënuar përmbushjen e suksesshme ushtarake të fundit të Azerbajxhanit në çlirimin e rajonit të Malësisë së Karabakut, rajon i cili ishte nën pushtimin armen për pothuajse 30 vite.
Konflikti në Malësinë e Karabakut
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.
Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.
Gjatë konfliktit, Azerbajxhani çliroi nga pushtimi armen disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra.
Më 10 nëntor, të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.
Armëpushimi konsiderohet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës janë tërhequr në përputhje me marrëveshjen.
© Argumentum.