Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shifrat e larta të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE. Duke publikuar të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, Presidenti Meta shprehet se Shqipëria nuk meriton të renditet mes vendeve problematike. Sipas këtyre të dhënave Shqipëria renditet e katërta në botë, pas Sirisë, Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve.
“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!“,- deklaron Presidenti Ilir Meta në një reagim në Facebook.