Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Azerbajxhan, me kryeministrin Ali Asadov.
Balluku ndodhet në Azerajxhan ku po kryeson delegacionin ministror në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan, që u zhvillua dje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv/kryeministrja Balluku informoi se gjatë takimit u diskutua për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit.
“Rikonfirmuam raportet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, si dhe nevojën për të rritur më tej bashkëpunimin dypalësh përmes jetësimit të një sërë projektesh në sektorë të rëndësishëm”, deklaroi Balluku.
Balluku shprehu bindjen se përmes Komitetit të Përbashkët, dy vendet tona do të forcojnë më tej raportet mes tyre.