“Gati skuadra fluturuese e shpëtimit Air Albania. Nisim që sot operacionin humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që përmbushin kriteret e vendosura nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Jemi me mendje e zemër me ju”, bën të ditur ministrja Balluku.
Qeveria Shqiptare nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse shqiptare do të kryejë fluturime riatdhesimi falas nga vende të ndryshme drejt Tiranës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se janë 1 379 qytetarë shqiptarë që presin të kthehen në vend.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, efekti financiar, prej 98 400 000 (nëntëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekësh, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020.
Qeveria shqiptare po përgatitet të emetojë eurobondin e katërt të maj të këtij viti me vlerë rreth 650 milionë euro dhe për këtë arsye kërkon shërbimin e një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës ligjore për emetimin.