Ditën e sotme, Banka Botërore prezantoi raportin ekonomik rajonal. Gjatë fjalës së saj në këtë prezantim, ekonomistja pranë Bankës Botërore në Tiranë, Esmeralda Shijaku deklaroi se kriza politike ka ndikuar negativisht në situatën ekonomike duke bërë që inestuesit të tremben.
“Kriza politike ka bërë që investitorët të tremben. Pasiguria politike ka dëmtuar biznesin në vend.
Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtë. Ka një rritje ekonomike në vitet e fundit. Janë rritur investimet e brendshme.
Ndërkohë, investimet e huaja vazhdojnë të zënë peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit“, u shpreh Shijaku.