Banka Botërore ka publikuar ditën e sotme një raport që tregon përmirësimet në 174 vendeve sa i përket arsimit dhe shëndetësisë.
Por pandemia e Covid-19 po i rrezikon arritjet e deritanishme, ndërsa qeveritë po përpiqen të vazhdojnë shërbimet shëndetësore dhe arsimore në kushtet e kufizimeve të vendosura për mbrojtjen e shëndetit publik.
Në këtë raport është përfshirë edhe Shqipëria ku sipas BB-së vendi ynë ka shënuar përmirësime të dukshme në kapitalin njerëzor gjatë dekadës së fundit, duke u renditur ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në gjithë botën sa i takon shëndetësisë dhe arsimit.
Megjithatë, që këto arritje të jenë të qëndrueshme, duhet të rriten investimet në arsim dhe shëndetësi.