Banka e Shqipërisë, injektoi në tregun e parasë, mesatarisht gjatë vitit 2019, 28,50 miliardë lekë kundrejt afër 39 miliardë lekëve në vitin 2018.
Në tremujorin e katërt të vitit 2019, ndërhyrjet e BSH-së në tregun e parasë konsistuan në
operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.
Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 31,26 miliardë lekë kundrejt përkatësisht 33,61 miliardë lekëve, 26,88 miliardë lekë dhe 22,16 miliardë lekë në 3-mujorët e mëparshëm të vitit 2019.
Sipas BSH-së, mesatarja e injektimeve të këtij viti, ka rezultuar 28,50 miliardë lekë kundrejt afër 39 miliardë lekëve në vitin 2018.
Ndërhyrjet në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore, të kryera gjatë 3-mujorit, kanë
ndikuar në rritjen graduale të likuiditetit në sistemin bankar me 6,8 miliardë lekë, ndërsa
paraja në qarkullim është rritur me 6,08 miliardë lekë dhe e përqendruar në pjesën e dytë
të periudhës.