Zëvendësguvernatori i Bankës Europiane për Zhvillimi (CEB), Tomas Bocek, gjatë një takimi në Tiranë me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj shprehu gatishmërinë për të ndihmuar me financime për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit, që preku vendin tonë.
Ministrja Denaj, bën të ditur se, CEB është e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2002 dhe ka financuar disa projekte në fushën e shëndetësisë, si godina e kirurgjisë në QSUT dhe është në ndërtim spitali i ri i sëmundjeve të brendshme.
Ndërsa gjatë takimit me ministren Denaj, zv.guvernatori Bocek premtoi edhe mbështetje në fushën e banesave sociale dhe projekte të reja me fokus social.
“Një falenderim të veçantë për shumën prej 500 mijë eurosh të dhuruar nga CEB”, shprehet Denaj.
/ata/