Sipas propozimit të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare bëjnë raportimin e të dhënave mbi llogarite bankare si dhe mbajtësit e këtyre llogarive të tilla si:
-Numri i llogarisë
-Statusi i llogarisë (aktive, e fjetur, e bllokuar, mbyllur)
-Numrin personal të mbajtësit të llogarisë
-NIPT në rast të Personave Juridik / Fizik
Ky regjistër do të jetë i vlefshëm për përdorim të brendshëm nga bankat dhe i ndihmon ato për të përmirësuar arkëtimin e kredive të humbura.
Zyrat përmbaruese dhe institucionet e tjera shtetërore përmes qasjeve të limituara iniciojnë kërkesën për klientin “X” me te dhënat qe kane dhe bashkëngjisin vendimin. Më pas sistemi dërgon njoftimin për bllokim tek te gjitha bankat, për dallim ekzekutimi sistemi përzgjedh nje banke (random), dhe pa kthim përgjigje nga banka e pare nuk vijon mbledhjen e fondeve tek bankat tjera.
Komunikimi mes bankave te nivelit te dyte dhe institucioneve përkatëse si Tatimet, Përmbaruesit etj., realizohen përmes shkëmbimin elektronik.
Ky projekt është zbatuar edhe në Kosovë me një iniciativë të propozuar nga USAID që gjeti edhe mbështetjen e Bankës Qendrorë atje.
Regjistrat qendrorë të llogarive janë krijuar dhe janë në funksion të plotë pothuaj në të gjitha vendet e rajonit: Kosovë, Maqedoni, Serbi, Rumani etj.