Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për çelejn e negociatave.
Përmes një postimi në Facebook, Basha teksa ka cituar eurodeputetin David McAllister, i cili ka deklaruar se zgjidhja më e mirë e Këshillit Europian duhet të ishte e ngjashme me rezolutën e Bundesetagut gjerman, shprehet se interesi më i madh i Shqipërisë është hapja e negociatave.
“Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë. Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”, citon Basha eurodeputetin McAllister.