Kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje Kryeporkurorit Olsian Çela të nisë hetimet për maskat e skaduara, që siç pretendon PD, i janë shpërndarë personelit mjekësor nga ministria e Shëndetësisë. Duke u bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara për mbrojtjen nga koronavirusi.
Numri i qytetarëve të prekur nga koronavirusi sa po vjen dhe po rritet.siç u thash dje nuk është koha për panik, por për kujdes. Kjo është një thirrje për të rritur kujdesin dhe jo panikun. Nëse vihemi në panik nuk do kujdesemi dot as për veten as për familjarët tanë. Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve njerëzit e kanë mposhtur këtë virus. Ndaj duhet të ndiqen me përpikmëri këshillat e stafit mjekësor. Mburoja e vetme kundër këtij virusi janë shërbimet shëndetësore, që po punojnë me vetëmohim. Sot dua të ndaj një shqetësim që prek mjekët dhe stafet mjekësore,tha Basha.
Sekretari i PD denoncoi një fakt tronditës të maskave që janë shpërndarë për mjekët. Data e skadencës së këtyre maskave është 2011. Është kriminale. Ftoj prokurorinë të nisë menjëherë hetimin për vënien në përdorim të maskave të skaduara. Ky është krim. Ky akt është tregues se qeveria është jo vetëm e papërgatitur por dhe e papërgjegjshme. Me vetëdije është bërë shpërndarje e maskave të skaduara. Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse, personeli mjekësor është i pambrojtur. Kështu rrezikohen ata, familjet e tyre dhe pacientët. Ata kështu kthehen në transmetues të virusit. Kjo është papërgjegjshmëri totale.
Sipas Lulzim Bashës spitalet tona nuk janë të përgatitur për të përballaur situatën me të sëmurët nga koronavirusi. Ai tha se janë vetëm 120 njësi (shtretër) në spitalet tona për personat që kanë nevojë trajtim të specializuar. Basha bëri thirrje që të merren masa të menjëhershme për të shtuar fondet dhe pajisur stafet mjekësore së pari me mjetet e mbrojtjes personale.
Spitalet janë të papërgatitura për fluksin e njerëzve të infektuar. Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të tilla që kanë nevojë për këtë trajtim. Kjo është kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr. Nuk ka marrë masat e duhura. Kjo kohë është harxhuar me fjalë të kota, vënien në gjumë të njerëzve. Është urgjente që kjo sjellje e papërgjegjshme të ndalet dhe qeveria të akordojë fondet për të pajisur stafet dhe spitalet me mjetet e nevojshme. Ekipet tona në terren kanë raportuar se gjendja është e mjerueshme sa i përket pajisjes së personelit mjekësor me maska, që mjekët dhe infermierët të mos infektohen por të jenë në gjendje ti shërbejnë personave të infektuar. Qeveria ka harruar mijëra bashkëqyetarë që ndodhen në kushte të mjerueshme që janë në cadra për shkak të tërmetit. Edhe njëherë u bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë rëndimi të shëndetit tuaj.
U bëjë thirrje mjekëve të flasin dhe të bëjnë kërkesat e tyre sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Qeveritë shkojnë e vijnë, personeli mjekësor mbetet aty. Të dashur qytetarë mos kini dyshime, Shqipëria ka personel mjekësor të aftë për t`iu përgjigjur sfidës së përhapjes së koronavirusit. Nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë, personeli mjekësor, jemi të gatshëm për të përballuar cdo situatë. Qeveria duhet të ishte e gatshme të ngrinte karantinë. Shteti duhet të lejojë një nga punonjësit e institucioneve publike ose të kompesojë punonjësit e sektorit privat për tu kujdesur për fëmijët e tyre. U bëj thirrje qytetarëve që pa panik por me kujdes maksimal të përballojmë këtë sfidë, perfundoi Basha.