Lulzim Basha tha sot se qeveria e aktivizon hetimin për lobimin në SHBA sa herë që është në vështirësi.
Kreu i PD tha se gazetarët duhet t’i kërkojnë Prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura përtej kontinentit. Sipas tij, këto përgjigje nga SHBA dhe Skocia flasin qartë se PD nuk ka shkelur asnjë ligji.
“Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ.
Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.
Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani.
I kam kërkuar prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura. PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj” deklaroi ai” – tha ai.