Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë letrën e dërguar ditën e sotme, ku kërkohej një takim me partitë opozitare për reformën zgjedhore.
Lideri demokrat u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se më parë duhet të zgjidhim krizën politike. Një tjetër kusht për shumicën ishte edhe emri i Damian Gjiknurit, që sipas Bashës nuk mund të jetë në krye të komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi ka dalë në përgjime te dosjes 184 të zgjedhjeve lokale të Dibrës.
“Sot prioritet është zgjidhja e krizës, kriza ekonomike nuk zgjidhet vetem me krizën politike, zgjidhja e krizës politike është prioritet absolut i PD opozitës së bashkuar, krizen nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë, ato s’janë përgjegjëse per Kajmakun, Babanin, Pjetrin, as për vjedhjen e votave në zgjedhjet moniste të 30 qershorit.
Ndaj zgjidhja e krizës politike dhe për lajmin pozitiv që duam nga BE, duhet të vijë vetëm përmes vulnetit politik, s’mund të fshihemi pas letrave e fletërrufeve politike, as pas provokimeve, se nese reforma zgjedhore vjen me ftesë nga Damian Gjiknuri që është i dyshuari kryesor në dosjen 184, le të ftojnë edhe Ymer Lalën, dhe Enver Bajrin, Emiljano Shullazin, Avdylajt se kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët.
Opozita ka përgatitur një platformë për reformën zgjedhore, një transformim të thellë politike ta cojë vendimarrjen te qytetarët shqiptarë, dhe e dyta të krijojë mekanizmat me anë të cilave kurrë më mos përsëritet një situatë e tillë që të kapen institucionet.
Në këtë kuadër opozita po përgatit platformën. Pra po, ne jemi të vendosur dhe reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj por zgjidhja e krizës kërkon vullnet politik, provokime të tilla, përfshirja në reformn zgjedhore e nje te dyshuari, tregojnë mungesën e vullnetit politik”, tha Basha.