Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 20 shkurtin, ditën kur studentë dhe qytetarë shembën simbolin e fundit komunist në Evropë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
“Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit”, shkruan Basha në Facebook, teksa publikon edhe një foto të rrëzimit të bustit, ku shkruhet “Never Enver”.
Më tej Basha thotë se “20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike”.
Çdo shqiptar, thotë Basha, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.