Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Përmes një mesazhi në “Twitter” kryedemokrati shprehet i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
Mesazhi i plotë
Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!