Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Berlin ku janë planifikuar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të partisë në pushtet, CDU. Gjithashtu, mësohet se Basha do ketë takime edhe në Kancelarinë gjermane të drejtuar nga Angela Merkel.
Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë. Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në fokus të këtyre takimeve do jetë situata politike në Shqipëri si dhe perspektiva e vendit drejt të ardhmes europiane.