Marrëveshja për furnizimin me vaksina nga kompania Pfizer, projektligji për parandalimin e pastrimit të parave si dhe miratimi i rregullores së Kuvendit, duket se ka rigjetur konsensusin mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament
Ditën e sotme, janë miratuar me një shumicë votash 3 projektligje. Me 112 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim është miratuar akti normativ për disa ndryshime në kontratën e furnizimit me vaksina nga kompania Pfizer Export BV.
Me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim është miratuar projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe nancimit të terrorizmit” të ndryshuar””.
Ndërsa me 111 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”