Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj prezantoi sot dy projektvendime për biznesin të cilat do të miratohen nga Këshilli Bashkiak.
“Heqja e taksës të hapësirës publike për periudhën maj-qershor, nuk do të thotë zaptim të hapësirës publike, por një ndihmë nga bashkia për hapësirën, e cila do të jetë me zero pagesë. Kjo do të inkurajojë këtë katëgori për të punuar në këtë periudhë dhe për të rritur xhiron. U bënë 4 muaj që ne zerojmë taksën e hapësirës publike për kafenetë, baret dhe restorantet”, pohoi Veliaj.
Në këtë periudhë pandemie, bashkia e Tiranës do të shtyjë deri në 15 shtator taksën e hoteleve, përfitojnë rreth 300 hotele në Tiranë. “Kjo është një mundëi për hotelet në Tiranë për të mbajtur si fond për punonjësit dhe xhiron e tyre”, u shpreh Veliaj.