“BE është krenare që është shtëpia e prodhuesve të vaksinave të cilët jo vetëm që u japin qytetarëve evropianë, por eksportojnë anembanë globit. Ne do të sigurohemi që Evropianët të marrin pjesën e tyre të duhur të vaksinave dhe të vazhdojmë të mbështesin vaksinimin në të gjithë botën”, është ky shenimi në twiter nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ndërkohë për rajonin jane akorduar 651,000 vaksina Pfizer. Lajmin për Shqipërinë e bëri të ditur Kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, i cili u lajmërua përmes një telefonatë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian”, shkroi z. Rama.

Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor.

Diskutova me @ediramaal 🇦🇱për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga @EU_Commission 🇪🇺për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.
Së bashku do të kapërcejmë pandeminë
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 27, 2021

Nga vendet e rajonit, Kosova është i vetmi shtet që nuk ka filluar ende me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Në Shqipëri që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit, ndërsa procesi vijon.
© Argumentum