Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se “Zoti i shqiptarëve është i Madh”.
“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19. Zoti i shqiptarëve është i Madh”, – thekson Rama.
Në Shqipëri deri tani janë testuar 930 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 123 raste të reja me COVID-19. Ndërsa 10 qytetarë deri sot janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Shqipëria regjistron 5 viktima nga COVID-19.
Për parandalimin e COVID-19 po zbatohen masa drastike të kufizimit të lëvizjes dhe janë mbyllur të gjitha aktivitetet tregtare e të shërbimit, përveç atyre më të domosdoshme.
Po ashtu ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur çadra të triazhit mjekësor përpara urgjencës së QSUT-së dhe të Spitalit të Traumës, ndërsa po lidh kontratat për blerjen e 54 respiratorëve dhe ka filluar procedurën për blerjen e 100 respiratorëve të tjerë