Bashkimi i Biznesit në Shqipëri, Biznes Albania, i ka dërguar një letër Ambasadës Serbe në Tiranë për mundësinë e investimeve në Serbi.
Luan Bregasi, presidenti i Biznes Albania i shkruan ambasadës serbe se ftesa e saj ëhstë një provokim, pasi në hartën e paraqitur prej tyre Kosova nuk cilësohet si një vend i pavarur.
Bregasi ka bërë me dije në letër se në momenti që Serbia do të nisë një ftesë serioze ku do të vendoset në hartë shteti i pavarur i Kosovës atëherë do të shihet mundësia e investimit dhe bashkëpunimit.
“Të nderuar diplomatë të Ambasadës së Serbisë në Tiranë.
Ne cilesine e Presidentit te Shoqates se Biznes Albania, konfirmoj marrjen e fteses suaj drejtuar disa bizneseve te rendesishme ne Shqiperi, nepermjet se ciles Ju i njihni me mundesite qe ofron vendi juaj per investime duke i bashkangjitur fteses dhe nje harte te Republikes se Serbise.
Qe ne fillim ne emer te te gjitha bizneseve qe kane marre kete e-mail ftese, me duhet tju kujtoj se harta e veprimtarise ekonomike-sipermarrese qe na keni pregatitur, nuk perben realitetin e sotem gjeo-politik, pasi perfshin brenda saj nje territor i cili nuk eshte as ne administrimin politik, as juridik dhe as ekonomik te shtetit Tuaj. Eshte fjala per Republiken e Kosoves e cila e ka shpallur pavarsine me date 17 shkurt 2008 dhe eshte njohur nga 116 vende te botes, nder te cilat Shtetet e Bashkuara te Amerikes me 22 vende te Bashkimit Evropian.
Vendi yne, Shqipëria e ka njohur republikën e Kosovës si shtet te pavarur qe ne diten e shpalljes se saj.
Oferta për te investuar ne vendin tuaj sigurisht është jo vetëm e mirëpritur, por e rëndësishme per bashkëpunimin ekonomik rajonal, por përfshirja e një territor te pavarur prej jush, sic është Kosova, mund te konsiderohet me shume si nje akt politik provokativ sesa një ftese e sinqerte per te investuar.
Ne keto rrethana derisa ne ftesat/ofertat tuaja per te bere biznes ne vendin tuaj te hiqet harta e Kosoves, ne nuk mund te konsiderojme asnje lloj bashkpunimi ekonomik.
Ne emër te Biznes Albania ftojmë te tere operatroret ekonomik shteteror dhge privat te Republikes se Shqipërisë qe injorojnë ftesa te tilla te cilat me shume sesa vlere ekonomike , ato kane qëllime politike ndaj kombit shqiptar. Kur nga harta qe shoqëron ftesen tuaj do te hiqet territor i Kosovës, ne jemi te gatshëm per bashkëpunim ekonomik me Republikën e Shqipërisë.
Ne mbyllje me lejoni t’ju shpreh sigurimet e konsideratës sime.