Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur, thotë BBC.
Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e cenueshëm. Këshilli theksoi sidoqoftë se disa fëmijëve në fjalë duhet të kenë mbushur 18 vjeç.
Një fluks i tillë ka kontribuar në mbipopullimin e qendrës së pritjes Manston në Kent, e cila në një moment arriti të mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz. Për Këshillin e Qarkut Kent, zhdukja e 39 fëmijë shqiptarë të cilët i kishte në ngarkim, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese, thuhet në artikull.
Drejtuesit e tij shprehen sidoqoftë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh zhdukjen e disa të miturve. BBC thotë se gjithmonë e më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahn aktualisht në mbarë Britaninë e Madhe./TCH