Bashkimi Evropian dhe autoritetet në mbarë botën do të duhet të kenë nën kontroll kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe medias sociale, derisa të arrijnë në një fazë ku mund t’i mbrojnë qytetarët nga ata, tha sot zëvendëskryetari i Komisionit Europian.
Nënpresidenti i parë, Frans Timmermans, raportoi se futja e rregulloreve do të funksiononte më mirë nëse platformat në internetit, të tilla si Google dhe Facebook,do të bashkëpunonin me autoritetet. Kjo teknologji është kritikuar nga politikanët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, lidhur me çështjet që shkojnë nga gjurmimi i të dhënave të përdoruesve nëpërmjet Facebook, deri në mënyrën se si Google rendit rezultatet e kërkimit.
“Në një moment, ne do të duhet të rregullojmë këtë sistem” i tha Timmermans Forumit të Politikave Botërore në Berlin. “Detyra e parë e çdo autoriteti publik është të mbrojë qytetarët e saj – dhe nëse ne ju shohim (gjigantë teknologjikë) si një kërcënim për qytetarët tanë, atëherë do të ndërhyjmë në zgjidhjen e këtij shqetësimi, dhe nëse ju nuk do të bashkëpunoni me ne”.
Muajin e kaluar, BE akuzoi Google, Facebook dhe Twitter se nuk kishin platforma për të luftuar lajmin e rremë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Nisur nga kjo deklaratë ‘Facebook’ deklaroi të hënën se do të shtonte përpjekjet për të luftuar keqinformimin para votimit dhe do të bashkëpunonte me agjensinë gjermane të lajmeve DPA për të rritur kontrollin e fakteve.