Shqipëria është hequr edhe zyrtarisht nga lista e vendeve të sigurta të Bashkimit Evropian, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus.
Një gjë e tillë nënkupton kufizime në udhëtime për qytetarët e këtij vendi.
“Ky (vendim) nuk paragjykon mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore në BE për udhëtarët e vaksinuar plotësisht”, ka thënë përmes një deklarate BE-ja.
Po ashtu Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia u hoqën nga lista.
Udhëtimet në BE nga këto vende i nënshtrohen një kufizimi të përkohshëm.
Kjo nuk paragjykon mundësinë që secili nga shtetet anëtare të BE të heqë vetë kufizimin për udhëtarët e vaksinuar.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit do të përditësohet.
Nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta.