Franca dhe Bashkimi Evropian janë të gatshme t’i përgjigjen Shteteve të Bashkuara duke vendosur sanksione, nëse Uashingtoni refuzon një marrëveshje tregtare, tha më 3 tetor, ministri francez i Financave, Bruno Le Mer.
“Nëse administrata amerikane hedh poshtë dorën e zgjatur nga Franca dhe BE-ja, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me sanksione”, tha Le Mer.
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 2 tetor se do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian, në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve.
Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajrore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Boeing.
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka thënë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje./rel